Skuadra e Vardarit gjatë ditës së sotme ka siguruar një përforcim në repartin e mbrojtjes, duke angazhuar 25-vjeçarin Kosta Manev, i cili te skuadra nënkampione e Maqedonisë vjen nga skuadra finlandeze e PS Kemi Kings.
Një transferim të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që me datë 19 maj, ndërsa sot u bë zyrtarë edhe nga ana e drejtuesve të skuadrës shkupjane, të cilët besojnë se kanë përfituar në kualitet në vijën e fundit mbrojtëse.
Ndryshe Manev si 18-të vjeçar kontratën e tij të parë profesionale e kishte nënshkruar me Klubi 04, ndërsa gjatë karrierës së tij, përveç me skuadrën e PS Kemi, ai kishte luajtur gjithashtu edhe me skuadrat si FC Inter, PK-35, FC Viikingit dhe FC Honka.