12 futbollistët e vegjël dhe trajneri i tyre janë gjallë, por ende mbeten të ngujuar në thellësinë e shpellës në Tajlandë.
Videt e reja të publikuara nga autoritetet i shfaqin ata duke buzëqeshur, e ashtu siç duken janë vërtet në shëndet të mirë, por nxjerra e tyre nga shpella është një kokëdhimbje më vete.
Ushtria tajlandeze sugjeroi se zgjidhja më e mirë është që ata të presin aty për disa muaj, derisa të tërhiqen ujërat e përmbytjes, e pastaj të dalin. Zhytësit profesionistë që i gjetën ata, thonë se djemtë kanë ushqim por për momentin ujrat kanë mbushur çdo hapësirë daljeje dhe atyre u duhet të presin.
Autoritetet janë të shqetësuara se, stina e reshjeve sapo ka nisur dhe niveli i ujërave brenda tokës do të vazhdojë të rritet, prandaj djemtë duhen nxjerrë që aty sa më shpejt të jetë e mundur.