Partizani mundi Makedonija Gjorçe Petrovin

Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Partizanit sot në stadiumin “Bilianini Izvori” në Ohër kanë zhvilluar miqësoren e tyre të parë në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillojnë në këtë qytet turistik të vendit tonë, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy trajnerët në këtë ndeshje ju dhanë mundësinë të gjithë futbollistëve që kishin në dispozicion, ndërsa në fund fitores iu gëzua skuadra e Partizanit që shënoi fitore minimale 1:0.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Ibrahimi në minutën e 17-të. Në këtë ndeshje te Partizani u paraqitë edhe dyshja e futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia, Egzon Belica dhe Jasir Asani, i cili në minutën e 62-të u zëvendësua nga Zhdrella.

FORMACIONI I PARTIZANIT:
FORMACIONI I PARË: Hoxha (kap), Gojkovic, Ibrahimi, Belica, Kallari, Trashi, Mala, Telushi, Bardhi, Asani, Progni
FUTBOLLISTËT REZERVË: Culum, Bitri, Çani, Zhdrrella, Hysenaj, Xhika
TRAJNER: Skender Gega

Leave a Reply