Real Madridi është i gatshëm ta pranojë faktin se Kristiano Ronaldon mund të largohet përfundimisht nga klubi gjatë kësaj vere.
Derisa në dy ditët e fundit media të shumta italiane dhe spanjolle raportojnë vazhdimisht se sulmuesi portugez do të transferohet te Juventusi, sot e përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Ronaldo ka dy javë që po kërkon shtëpi në Torino, transmeton Gazeta Express.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është i vetëdijshëm se do ta linte prapa një qytet që ka qenë tepër i mirë ndaj tij dhe familjes së tij, e në të cilin ka gëzuar jetë shumë të lumtur, megjithatë ai është vërtet duke menduar për ta vazhduar karrierën në Itali.
Dimrat nuk janë aq të ngrohtë në Itali si në kryeqytetin spanjoll dhe moti në përgjithësi nuk është aq i kënaqshëm, por Ronaldo është e di se do ta ketë të vështirë të gjejë klimë si në Madrid.
Ai ka kujtime shumë të mira nga vizitat në qytetin italian, megjithatë, veçanërisht pasi tifozët e Juventusit e duartrokiten pas paraqitjes së tij fantastike në Juventus Stadium, ku i shënoi dy gola, përfshirë një me gërshërë.