Lidhej me një transferim te FC Shkupi, por Siljanovski vazhdon me Flamurtarin

Goran Siljanovski thjesht mbetet vetëm një dëshirë për FC Shkupin, pasi i njëjti sonte edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me Flamurtarin e Vlorës, pjesë e së cilës skuadër ishte edhe vitin e kaluar, njofton “infOSport.mk”.

28-vjeçari me Flamurtarin ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare, njëjtë sikurse nënshkroi edhe verën e vitit të kaluar, kur nga rradhët e Rabotniçkit, i ishte bashkuar skuadrës vlonjate.

Ai bëri një sezon të shkëlqyeshëm si debutues në Superligën shqiptare, duke zhvilluar 33 ndeshje dhe duke realizuar një gol.

Rikujtojmë Siljanovski kohë më parë ishte kontaktuar nga drejtuesit e FC Shkupit, kontakte këto që ishin konfirmuar edhe nga vetë futbollisti maqedonas, i cili megjithatë nuk doli të jetë edhe përforcimi i dytë nga rradhët e Flamurtarit për FC Shkupin, pas Muarem Muarem.

Leave a Reply