Fisnik Zuka tashmë zyrtarisht mund të konsiderohet si një futbollist i ri i Renovës nga Xhepçishti, njofton “infOSport.mk”. Ish futbollisti i FC Shkupit, i cili së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, me skuadrën nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa që sot ai ka nisur të stërvitet me bashkëlojtarët e tij të rinj.
“TV Art” nga Tetova ishte prezent në stërvitjen e sotme të Renovës, ndërsa Zuka në intervistën e dhëë për këta të fundit foli si pjesë e skuadrës “bardhekaltër” nga Tetova.
“Do të angazhohem maksimalisht, detyrat e klubit për arritjen e ambicieve të klubit. Besoj se do të kalojë mirë këtu, Renova gjithmonë ka qenë një klub me ambicie të mira çdoherë dhe besoj se do kalojë mirë” – tha për “TV Art”, Fisnik Zuka.
Përveç Zukës kontratë një vjeçare me Renovën nënshkroi edhe Miran Maksuti, i cili tashmë disa ditë po përgatitet me skuadrën tetovare.