Monako transferon edhe një talent tjetër, kësaj rradhe nga Barcelona

Monako ka konfirmuar blerjen e adoleshentit të Barcelonës, Robert Navarro. Mesfushori me tpare sulmuese, i cili ka luajtur për moshat e Spanjës, përshkruhet nga Monako si “shpresa e madhe e gjeneratës së tij.”

Navarro ka ardhur pas blerjes së Ëillem Guebbels, një lojtar i moshave të Francës  cili i është bashkuar për 20 milion muajin e kaluar.

“Monako është klub i madh që mbështetet te stërvitja dhe u jep mundësi lojtarëve të rinj të tregojnë aftësitë e tyre në nivelet më të larta. Qëllimi im është të punoj fort dhe të përmirësohem.” – tha Navarro.

Monako gjithashtu ka bërë për vete edhe sulmuesin anësor të Troja, Samuel Grandsir, teksa nga rradhët e skuadrës nga Principata janë larguar, Thomas Lemar dhe Fabinjo.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply