Pasi dështoi transferimi te Shkëndija, ka dështuar edhe transferimi tjetër i Idriz Bathës te skuadra greke e Larisas.
Edhe pse mendohe se gjithçka ishte mbyllur, informacioni i fundit që vjen nga “Vipsport.al”, thotë se marrëveshja është prishur.
Sipas të njëjtit burim krejt papritur ka rënë poshtë gjithçka në lidhje me akordin e mëparshëm, që parashikonte firmosjen e kontratës 3-vjeçare mes Bathës dhe Larisës.
Rikujtojmë emri i ish kapitenit të Partizanit fillimisht lidhej me një transferim te Shkëndija, por edhe me këtë klub nuk u mbyll marrëveshja, edhe pse ishte shumë pranë. Ndoshta duhet të vijë “e treta, e vërteta” për Bathën, që pak kohë më parë zyrtarizoi “divorcin” me skuadrën e Partizanit.