Merkato e verës vetëm sa ka filluar, ndërsa në prag është një super mega transferim. Nëse është për të ju besuar mediave spanjolle, Kristiano Ronaldo sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Realit të Madridit.
Sipas asaj që raporton “La Sexta”, ylli portugez do të braktisë Realin e Madridit dhe do t’i bashkohet Juventusit, për shifrën e 100 milionë eurove.
Kjo do të ishte goditja më e madhe në merkaton e verës, ndërsa Juventusi me Kristiano Ronaldon në formacion mund të ëndrronte titullin e Ligës së Kampionëve, pasi kampionati italian edhe ashtu, ashtu ka qenë një çështje e mbyllur për ta në vitet e fundit, ku tashmë 7 vite me rradhë shpallen kampion.
Ndërkohë sa i përket titullit europian, një i tillë Juves i mungon tashmë plotë 22 vite, kur për herë të fundit kishin triumfuar në vitin 1996, kur në finalen e madhe përmes penaltive kishte mundur Ajaksin.
Herën e fundit që kishte luajtur në një finale Juventusi, ishte viti 2017-të, kur ishin mundur pikërisht nga Reali i Madridit të Kristiano Ronaldos, që në atë ndeshje ndaj skuadrës torineze kishte shënuar dy gola.