Anglia çerekfinalisti i fundit, eliminon Kolumbinë me penalti (VIDEO)

Anglia është Kombëtarja e fundit e cila ka siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Botërorit “Rusi 2018”, pasi në ndeshjen e fundit të 1/8 së finales eliminoi Kolumbinë, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Ky rezultat mebti i pandryshuar edhe pas 120 minutave lojë mundim, ku në fund penaltitë u buzëqeshën anglezëve, të cilët pas një drame të madhe kualifikohen në çerekfinale, ku i pret përballja me Suedinë.

Që të dy golat në këtë ndeshje u realizuan gjatë pjesës së dytë, me Anglinë që avansoi e para me golin e Hari Kejn të shënuar nga pika e bardhë, teksa barazimin dhe kohën shtesë kombëtares kolumbiane, edhe njëherë tjetër i’a siguroi mbrojtësi i Barcelonës, Jari Mina, me golin e realizuar në minutën e 94-të.

Për Jari Mina ishte ky goli i tretë në këtë Botëror, duke u treguar edhe njëherë tjetër shpëtimtarë i skuadrës së tij, që dështoi të shënojë në minutat shtesë dy herë nga 15 minuta, ndërsa më pas edhe në ruletin e penaltive.

Ishte Henderson i Liverpullit që huçi penaltinë e parë, mirëpo menjëherë në serinë e rradhës te Kolumbia huçi Uuribe, i cili qëlloi shtyllën, teksa në serinë e fundit Karlos Baka nuk arriti që të mposhtë portierin e Evertonit, Pikeford, i cili njëherit ishte edhe më i merituari për këtë kualifikim në çerekfinale të Kombëtares së Anglisë.

 

RULETI I PENALTIVE

KOLUMBI ANGLI
R. FALKAO     GOL H. KEJN  GOL
H. KUADRADO   GOL M. RASHFORD   GOL
L. MURIEL  GOL J. HENDERSON  X
M. URIBE   X K. TRIPIER  GOL
K. BAKA    X E. DAJER    GOL

Leave a Reply