Vardari përforcon sulmin me një brazilian

Skuadra nënkampione e Vardarit është shumë pranë zyrtarizimit të sulmuesit brazilian, Danilo Bala, raporton “gol.mk”, përcjellë “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një sulmues 25-vjeçar, i cili sezonin e fundit luante me skuadrën braziliane të Kampinense, teksa gjatë karrierës së tij në vendlindje gjithashtu kishte mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave si, Moti Klub, Boa Esporte, Dorense dhe Lagarto. Bala kishte pasur një aventurë të shkurtë edhe në kampionatin bullgar, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Montanas.

Danilo Bala kështu bëhet braziliani i dytë që pritet ti bashkohet Vardarit, pas ish futbollistit të Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo, teksa gjithashtu për “kuqezinjtë” gjatë kësaj merkatoje vere kishin nënshkruar edhe portieri Aleksandar Kirovski, si dhe tre mesfushorët Aleks Taleski, Darko Micevski dhe Filip Najdovski.

Leave a Reply