Real Madridi e ka të qartë se çfarë dëshiron të bëjë me të ardhmen e mesfushorit Luka Modriç.
Kampioni evropian dëshiron ta mbajë Luka Modriçin larg duarve të Bajern Munihut, sipas Don Balon, transmeton Gazeta Express.
Gjiganti spanjoll është i vetëdijshëm se Bajerni dëshiron ta transferojë yllin kroat, por nuk dëshiron ta lëshojë nga duart.
Madje për këtë është paralajmëruar edhe nga kapiteni Serhio Ramos, i cili këmbëngul që Modriç të jetë pjesë e Realit edhe më tej.
Modriç është duke shkëlqyer edhe në Kupën e Botës në Rusi, ku deri tani e ka udhëhequr me sukses Kroacinë drejt çerekfinales, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte që të ishte protagonist negativ, në rast se penaltia e tij e humbur gjatë kohës shtesë prej dy herë nga 15 minutash rezultonte me eliminimin e kroatëve nga Danimarka.