Tenisti britanik, Andi Marej nuk do të marrë pjesë në “Grand-Slam” turneun e Uimbëlldonit. Muarej do të ndeshej në raundin e parë me zviceranin Stan Vavrinka, por vendosi që të tërhiqej pasi nuk ndihej në kushtet e duhura fizike.
“Kam marrë vendimin që të mos jem pjesë e Uimbëlldon. Kam bërë shumë progres javët e fundit, por ndjej që nuk jam gati për të luajtur ndeshje që zgjasin pesë sete. Do të nis stërvitjen për të qenë i gatshëm në US Open”, – shkroi tenisti i famshëm në profilin e tij zyrtarë në “Facebook”.
Britaniku Marej ka pasur shumë probleme me lëndimet dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të renditet tashmë në pozicionin e 157-të në renditjen e ATP-së.
Vendin e Marej në turneun e Uimbëlldonit do ta zë, Jason Jung.
Përevç Marej në turneun “Grand-Slam” të Uimbëlldonit gjithashtu do të mungojnë edhe dy tenistë të njohur, Zho Vilfred Tsonga dhe Tomas Berdyh.