Një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë, Enis Bardhi, sot feston datëlindjen e tij të 23-të. Futbollisti shkupjan aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Levantes në La Liga, e cila përmes një postimi në profilin zyrtarë në “facebook”, i ka uruar këtë përvjetor.
“Bardhi = Free Kick Taker Master 😄HBD, Enis! 🇦🇱🎂” – shkruante në faqen zyrtare të një ndër ligave më të forta në Botë, duke i bashkëngjitur edhe një vide me disa nga golat e tij të shënuar pikërisht nga goditjet e dënimit.
Mbi të gjitha në postimin e tyre, shihet edhe flamuri kombëtarë shqiptarë, që tregon rrënjët e vërteta të Bardhit, edhe pse ky i fundit mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, vendi ku edhe ka lindur.
Shfrytëzojmë rastin edhe ne si “infOSport.mk” ti urojmë datëlindjen futbollistit të talentuar shkupjan, me shpresë se për shumë shpejtë kohë Enis Bardhin do të shohim në një ndër skuadrat gjigande europiane.