Një kundërzbritje vdekjeprurëse në minutat shtesë të takimit i ka dhënë fitoren Belgjikës, që në minutën e 94-të shënoi me anë të Naser Çadlit, i cili pa dyshim se ka shënuar një ndër golat më të rëndësishëm të karrierës së tij, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka nisi nga portieri Tibo Kurtua, dhe një super asist nga ana e Eden Hazard për Munie, i cili mu në momentin e duhur harkoi në zonën kundërshtare, ku Lukaku reagoi mjaft mirë, duke lëshuar topin për Naser Çadli, që nga afërsia shënoi për 3:2.
Ky gol theu shumë zemra të japonezëve, sidomos të atyre që ishin prezent në stadium, duke pasur parasysh se skuadra e tyre kishte avantazh prej dy golave.
Një aksion i shpejtë dhe mbi të gjitha një gabim i mbrojtësit Vertongen, i mundësoi Japonisë që të avansojë me golin e shënuar nga ana e Genki Haraguçi në minutën e 48-të.
Menjëherë pas këtij goli Belgjika tentoi të barazojë me anë të Eden Hazard, goditja e të cilit u ndal vetëm në shtyllë, teksa Japonia vazhdoi me superioritetin në këtë ndeshje, duke realizuar edhe golin e dytë, kësaj rradhe një super gol i shënuar nga ana e Takashi Iniu, me goditje nga distanca.
Belgjika u kundërpërgjigjë në minutën e 69-të me një super gol të shënuar nga ana e mbrojtësit, Vertongen.
Ky i fundit në këtë mënyrë u nxorrë disi për atë gabim të minutës së 48-të, kur i mundësoi Takashi Haraguçit për të shënuar në rrjetën e Kurtua.
Mirëpo që gëzimi të jetë edhe më i madh në mesin e futbollistëve belg, u përkujdes rezervisti Maruane Fellaini, i cili në minutën e 73-të me kokë arriti që edhe për herë të dytë të mposhtë portierin japonez, Kavashima, transmeton “infOSport.mk”.
Goli i fitores erdhi në minutën e 94-të, me autorë Naser Çadli, i cili përfitoi nga një kundërzbritje dhe për herë të tretë arriti që të mposhtë portierin japonez. Ishte kjo ndeshja më interesante e kësaj faze në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, ku Belgjika tashmë siguroi një përballje me Brazilin në çerekfinale.