Subashiç heroi i Kroacisë në ruletin e penaltive, kroatët prekin çerekfinalet (VIDEO)

Kroacia do të luaj në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, pasi në një ndeshje dramatike, ku sërish vendosën penaltitë, arriti që të eliminojë Danimarkën, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa ky rezultat ishte valid edhe pas kohës shtesë prej dy herë nga 15 minuta, me ç’rast fituesi u vendos në ruletin e penaltive.

Kroacia kishte rast që të sigurojë çerekfinalet që në kohën e dytë shtesë, mirëpo futbollisti më i mirë kroat, dhe njëherit kapiteni i skuadrës ballkanase, Luka Modriç, në minutën e 117-të humbi një penalti.

Goditjen e mesfushorit të Realit të Madridit, e lexoi mjaft mirë Kasper Shmajhell, ndërsa kësaj pritjeje të mrrekullueshme të portierit të Lester Sitit, në tribuna iu gëzua babai i tij, Peter Shmajhell, ish portieri legjendar i Mançester Junajtedit.

Edhe këtu kishte shumë dramë, ku në qendër të vëmendjes ishin dy portierët, Subashiç dhe Shmajhell, i cili megjithatë në ruletin vendimtarë, atë të pestë, nuk arriti që të ndalë goditjen e futbollistit të Barcelonës, Ivan Rakitiç, i cili ishte i saktë dhe në këtë mënyrë i siguroi një përballje me Rusinë kombëtares së tij me 7 korrik.

Ndryshe historia në kohën e rregullt në këtë ndeshje u shkruajt vetëm brenda 4 minutave të para, kur fillimisht Vetëm pas 57 sekondave lojë Danimarka kaloi në epërsi falë golit të shënuar nga Jorgensen, mirëpo shumë shpejtë erdhi edhe kundërpërgjigjja kroate, kur Manxhukiç shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes daneze dhe nga afërsia shënoi në rrjetën e Shmajhell.

Ky i fundit vërtetë ishte i pafat, pasi edhe pse mbrojti plotë 3 penalti në këtë ndeshje, përfshirë këtu edhe atë të minutës së 117-të, në fund duheshe të përshëndetet me Kampionatin Botëror në Rusi.

 

Ruleti i Penaltive

DANIMARKË KROACI
K. ERIKSEN                     X M. BADELJ                          X
S. KJAER                          GOL A. KRAMARIÇ                    GOL
K. DELHI                         GOL L. MODRIÇ                          GOL
L. SHONE                        X PIVARIÇ                                X
N. JORGENSEN            X I. RAKITIÇ                            GOL

Leave a Reply