Francisco Lopez pretendon se është njeriu i parë që ka hedhur idenë e përsëritjes së aksioneve live gjatë ndeshjeve, që zyrtarisht është quajtur VAR dhe që për herë të parë po përdoret në Kampionatin Botëror të Rusisë, që po zhvillohet aktualisht.
Ai ka thënë se do ta padisë FIFA-n për “vjedhje” dhe mendon se do të arrijë të fitojë duke marrë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Lopez e ka çuar këtë ide për herë të parë në Ministrinë e Arsimit që në vitin 1999.
“Ajo që unë imagjinoja atëherë është pikërisht kjo teknologji që po përdoret sot. Është e njëjta gjë që unë kam thënë se duhet të bëhet që në vitin 1999, përfshi edhe grupin e personave që shohin ndeshjen përmes TV dhe i sugjerojnë arbitrit kyresor se çfarë të bëjë. Në atë kohë nuk doja asgjë, por tani shoh që FIFA po e përdor këtë në interes të vet”, – ka thënë Lopez për “Marca”.