Adnan Januzaj ëshët futbollisti i katërt shqiptarë në Botërorin “Rusi 2018” që ka shënuar gol, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Blerim Xhemailit. Futbollisti i Real Sociedadit me origjinë nga Kosova që në këtë event të rëndësishëm futbollistik përfaqëson Belgjikën, shënoi në ndeshjen ndaj Anglisë, edhe atë golin e vetëm dhe të fitores, duke i siguruar fitoren dhe pozitën e parë në grupi Belgjikës.
Mirëpo për dallim nga Xhaka dhe Shaqiri që festuan duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar ndaj Serbisë, Adnan Januzaj, nuk bëri një gjë të tillë, ndërsa përmes një deklaratë tregoi edhe arsyen: “Është gol me plot emocione, po festoj me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha – ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”.
Belgjikën në 1/8 e finales e pret përballja me Japoninë, ndeshje kjo që në program është me datë 02 korrik me fillim në ora 20:00.