Emran Ramadani ka ndërprerë bashkëpunimin me Partizanin e Tiranës, te e cila skuadër u transferua janarin e këtij viti, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse ish sulmuesi i Renovës te skuadra e njohur shqiptare u paralajmërua si përforcim i madh, ai megjithatë nuk arriti që të rigjejë veten. Ndoshta edhe atmosfera jo e mirë në taborin e “Të kuqve” nga Tirana ndikoi negatvisht te 26-vjeçari nga Tetova, i cili zhvilloi vetëm 5 ndeshje, duke realizuar edhe një gol në atë fitore të thellë 6:0 ndaj Lushnjës.
Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Ramadani karrierën e tij ka gjasa ta vazhdojë në Zvicër, te skuadra e Kiasos, me të cilët është në bisedime e sipër. Java e ardhshme do të jetë vendimtare rreth një transferimi të tij të mundshëm te skuadra e Çalenxh Ligë (Liga e Dytë e Zvicrës).
Rikujtojmë Eemran Ramadani pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Renova, për të cilën skuadër ka zhvilluar 120 ndeshje, duke realizuar edhe 19 gola.