Kroacia ishte shumë afër që të siguroj një vend për në ndeshjet çerekfinale të Botërorit në Rusi, mirëpo futbollisti më i mirë kroat, dhe njëherit kapiteni i skuadrës ballkanase, Luka Modriç, në minutën e 117-të humbi një penalti, njofton “infOSport.mk”.
Goditjen e mesfushorit të Realit të Madridit, e lexoi mjaft mirë Kasper Shmajhell, ndërsa kësaj pritjeje të mrrekullueshme të portierit të Lester Sitit, në tribuna iu gëzua babai i tij, Peter Shmajhell, ish portieri legjendar i Mançester Junajtedit.
Kësisoj edhe udhëtuesi i dytë i ditës së sotme dhe gjithsej i katërti në ndeshjet çerekfinale do të mësohet vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Rikujtojmë nikoqirët e Rusisë gjatë ditës eliminuan Spanjën pikërisht përmes ruletit të penaltive.