Valon Berisha do të bëhet futbollisti i tretë shqitarë që do të veshë fanellën e skuadrës italiane të Lacios. Anëtari i përfaqësueses së Kosovës në këtë mënyrë i bashkohet tetovarit Riza Durmishi dhe gardianit “kuqezi”, Thoma Strakosha. 25-vjeçari te Lacio vjen nga rradhët e skuadrës austriake të Salzburgut, edhe atë falë këmbënguljes së drejtorit sportiv, Igli Tare.
Berisha mëngjesin e sotëm ka kryer vizitat mjekësore në klinikën “Paideia” në Romë para se të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare me ekipin e Lacios.
Për Berishën pati një interesim shumë serioz edhe nga Sampdoria, madje në një moment gjithçka u bë fakt i kryer, mirëpo gjërat ndryshuan vetëm në momentin e fundit, kur në këtë çështje u aktivizua Igli Tare, i cili bindi kosovarin për t’iu bashkuar skuadrës “laciale” që këtë sezon do të luaj në ndeshjet e Liga Europa, ku sezonin e kaluar Valon Berisha shkëlqeu me Salzburgun, duke arritur deri në gjysmëfinale. Rikujtojmë pikërisht Berisha me Salzburgun e tij sezonin e kaluar eliminuan Lacion në çerekfinale, për të pësuar më pas në gjysmëfinale nga Olimpiku i Marsejës.
👋🏻 Valon #Berisha è arrivato in @ClinicaPaideia! pic.twitter.com/0c1dur1vcz
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 30, 2018