Edinson Kavani sonte me dy gola e tij arriti që të eliminojë i vetëm Portugalinë në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, duke i siguruar në këtë mënyrë Uruguait një vend për në ndeshjet çerekfinale të Botërorit “Rusi 2018”.
Mirëpo 16 minuta para fundit të takimit, sulmuesi i Paris Sen Zhermenit ndjenjte dhimbje, me ç’rast ishte i detyruar që të braktis fushën. Një gjë e tillë bëri që shumë uruguaianë të shqetësohen në ato momente, ndërsa që shqetësimi i tyre të jetë edhe më i madh, u përkujdes vetë Edinson Kavani përmes një deklarate dhënë për Televizionin Kombëtar uruguaian, ku sqaroi se bëhet fjalë për një dëmtim paksa më serioz, që kërkon kohë për rikuperim.
Kësisoj heroi i sontëm i Uruguait, me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen çerekfinale të 06 korrikut kundër Francës, teksa nëse lajmi është i besueshëm, ashtu siç njoftojnë disa media të tjera ndërkombëtare, Kavani mund të rikthehet vetëm në ndeshjen gjysmëfinale, kuptohet gjithnjë nëse Uruguai arrinë një gjë të tillë.