Uruguaia dhe Portugalia po zhvillojnë një super pjesë të dytë, ku të dyja skuadrat brenda 18 minutave të para arritën që të shënojnë nga një gol, njofton “infOSport.mk”.
Ishte mbrojtësi i Beshiktashit, Pepe, ai i cili në minutën e 55-të me kokë barazoi shifrat në 1:1, duke iu kundërpërgjigjur atij goli të shënuar gjatë pjesës së parë nga ana e Edinson Kavanit, i cili u aktivizua sërish, kësaj rradhe në minutën e 63-të, kur shënoi një super gol për epërsinë e sërishme të Uruguait në këtë ndeshje, kësaj rradhe me rezultatin 2:1.