Një super ndeshje jemi duke ndjekur në “Kazan Arena”, aty ku mejdanin po ndajnë Argjentina dhe Franca në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.
Pas golit të Merkados në minutën e 48-të, Franca u kundërpërgjigjë 9 minuta më pas me anë të super golit të shënuar nga ana e Benxhamin Pavar. Ishte ky goli i parë për Pavard me fanellën e Kombëtares së Francës.