Interi ka qenë skuadra më aktive në këtë merkato pasi ka arritur që të shesë disa lojtarë dhe të përmbush detyrimet e “Fair Play-it” financiar i cili përfundon sot.
Skuadra “zikaltër” ja ka arritur këtij qëllimi vetëm me shitjen e lojtarëve që nuk i donte në ekip dhe shitjen e të rinjve, pa prekur boshtin e ekipit.
Por edhe në merkaton hyrëse kanë bënë një punë mjaft të mirë, ku kanë siguruar shërbimet e Asamoah, De Vrij, Naniggolan, Lautaro Martinez dhe më i fundit është Mateo Politano i cili kërkohej nga një sërë klubesh.
Në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet edhe Malkolm i Bordo-s, ku “zikaltrit” kanë ofruar 7 milion euro për huazimin dhe të drejtë blerje në fund të sezonit.
Bordo ka kërkuar detyrim blerje për 30 milion euro, por Interi nuk e fut dot në listën e Ligës së Kampionëve nëse e merr me detyrim blerje për shkak se ka marrë një sanksion të lehtë nga “Fair Play” financiar.
Klubi zikaltër në rast se nuk arrinte që deri ditën e sotme të mbushte arkat me 40 milion euro, rrezikonte dënim me mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, por tashmë ata ja kanë arritur.