Botërori “Rusi 2018” do të vazhdojë pa dy futbollistët më të mirë në Botë, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, njofton “infOSport.mk”.
Pasi më herët Franca eliminoi Argjentinën e Lionel Messit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, vetëm pak çaste më parë Botërorit në Rusi lamtumirën i’a dha edhe Kristiano Ronaldo, i cili me Portugalinë e tij u dorëzuan përballë Uruguait.
Portugalia në një ndeshje dramatike u mund nga Uruguai, ku figurë qendrore doli të jetë Edinson Kavani, që shënoi të dy golat në fitoren 2:1, teksa në ndeshjen e mëhershme, Franca me rezultatin 4:3 mundi Argjentinën.
Për më tepër që të dy futbollistët më të mirë të planetit vazhduan të mos shënojnë në ndeshje me eliminim direkt.