Bomba e Di Marias dhe Argjentina barazon rezultatin (VIDEO)

Falë super golit të shënuar nga Anhel Di Maria në minutën e 42-të, Argjentina arriti që të barazojë rezultatin ndaj Francës, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales që në këto momente po zhvillohet në “Kazan Arena”, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të parë futbollistët francez nuk reaguan mirë para zonës së tyre, ndërsa një gjë të tillë në maksimum shfrytëzoi futbollisti i PSZH-së, Anhel Di Maria, i cili prodhoi një perlë të vërtetë, që nuk gjeti kundërpërgjigje nga ana e portierit Hugo Loris.

Në këtë mënyrë pjesa e parë mbyllet me barazimin 1:1, me një Francë më kërkuese dhe që kishte më shumë nga loja, teksa Argjentina falë kryeveprës së Di Marias shkon në pushim me rezultatin e barabartë.

Ndryshe Franca kishte avansuar me golin e Antuan Grizman të shënuar në minutën e 13-të nga pika e bardhë.

Leave a Reply