Mund të ketë qenë një moment i frikshëm për Mohamed Sallah. Ylli i Fraonëve është kthyer në shtetin e lindjes pas eliminimit nga Kupa e Botës, nga ku dolën me zero pikë pas tre ndeshjes, teksa tashmë kur ka gjetur momentin e duhur për t’u relaksuar, është gjendur para një turme të madhe tifozësh që e prisnin në derë.
Sulmuesi i Liverpullit ishte shpresa më e madhe e shtetit të tij në Botërorin e Rusisë pas një viti të jashtëzakonshëm me fanellën e anglezëve, por që luajti vetëm në dy ndeshje për shkak të dëmtimit në shpatull gjatë finales së Ligës së Kampionëve.
Tifozët fanatik të Egjiptit u larguan nga Botërori, pasi prisnin më shumë nga njeriu i tyre, ku përveç dy golave, ata shpresonin më tepër nga ky turne.
Megjithatë, pasi i zbuluan adresën e shtëpisë përmes “Facebook-ut” të 26-vjeçarit, ata kërkuan shansin e tyre. Rruga e Sallah u mbipopullua menjëherë nga makina dhe njerëz që pushtuan territorin afër shtëpisë së tij.
Ndërkohë që disa lojtarë kishin frikë që të shihnin atë kaos jashtë dyerve, Sallah nuk i la mbështetësit e tij të prisnin për një kohë të gjatë, duke dalë jashtë dhe duke i përqafuar dhe duke iu dhënë autografe.
Ky rast i mrekullueshëm u shënua menjëherë pas lajmit që Salah mund të braktiste kombëtaren e tij për shkak se ai mendon se është përdorur politikisht nga Federata e Futbollit të Egjipitit dhe lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. (EDS)