Në Rusi po mbahet kompeticioni më i madh futbollistik në rang Botëror, duke qenë se luhet Kupa e Botës 2018. Kur ka përfunduar faza në grupe, emocionet sa vijnë e rriten duke qenë se çdo ditë e më tepër, skuadrat afrohen me trofeun e Kupës së Botës.
Në këtë Botëror, golat e shënuar, penalltitë e akorduara apo edhe kartonët e marrë, janë në shifra të frikshme, të denja për të qenë për rekord. Në fakt, sa i përket penalltive të dhëna, kanë thyer një rekord pasi janë akorduar plot 23 të tilla.
Në 48 ndeshje të luajtura, në total janë shënuar 122 gola, ndërkohë që vetëm një takim është mbyllur në barazim 0-0, ai mes Francës dhe Danimarkës.
Në të gjitha ndeshjet e tjera, ka pasur të paktën 1 gol të shënuar, ku mesatarja arrin në 2.5 gola për ndeshje.
Në total, janë marrë 161 kartonë, nga të cilët 3 të kuq dhe 158 të verdhë. Me një mesatare prej 757.3 pasimesh për ndeshje, në total janë dhënë plot 36349 pasime. (Vipsport.al)