Fitore e madhe e Dritës në finale, siguron përballjen me suedezët e Malmos

Drita ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve Europian, pasi në ndeshjen finale të turit para eliminator mundi ekipin e Lincoln Red Imps me rezultatin 1:4, mirëpo vetëm pas shtesës prej dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra gjilanase kaloi në epërsi vetëm pas dy minutave lojë, falë golit të Liridon Lecit. Ishte ky një paralajmërim i mirë për Dritën, skuadër kjo e cila megjithatë nuk arriti që të ruajë këtë epërsi përballë kampionëve të Gjibraltarit, të cilët falë golit të shënuar nga Pedro Korral në minutën e 61-të, barazuan shifrat në 1:1.

Ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë pas 90 mintave lojë, me ç’rast fituesi u vendos në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta.

Gjilanasit nuk e filluan mirë pjesën e parë të vazhdimeve pasi që mbetën me një futbollistë më pak pas përjashtimit të Fidan Gerbeshit me karton të kuq në minutën e 101-të.

Por, pavarësisht kësaj Drita në minutën e fundit të shtesës së parë, arriti që të fitojë një penalti pas prekjes së topit më dorë në zonë të rreptësisë të Bernardo Lopesit, i cili në ato momente u ndëshkua me të kuq.

Penaltinë në gol e konvertoi Liridon Leci, për të rikthyer kështu epërsinë ekipit të tij, ndërsa si gjatë shënimit të golit të parë, ashtu edhe në këtë rast festoi me simbolin e shqiponjës të krijuar me duar.

Pas një kundërzbritjeje të shpejtë, Përparim Livoreka pasi nuk mundi të shënojë në rrjetën e Linkoln, pasi u bllokua nga njëri prej futbollistëve kundërshtarë, në tentativën e dytë pasoi për Xhevdet Shabanin, i cili në minutën e 120-të shënoi për 3:1 në favor të Dritës, ndërsa golin e katërt dhe të fundit për skuadrën gjilanase në këtë ndeshje e realizoi Haxhi Neziraj në minutat e fundit të shtesës së dytë, kur doli i vetëm para portierit kundërshtarë dhe në mainirin e golashënuesve të mëdhenj mposhti portierin e Linkoln, Seler Ortuno, transmeton “infOSport.mk”.

Në raundin e parë kaulifikues, Drita e trajnerit Bekim Isufi do të luaj me kampionët e Suedisë, Malmon.

Leave a Reply