Skuadra e njohur turke e Fenerbahçes pritet që të bëjë një transferim të bujshëm në merkaton e verës. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, drejtuesit e skuadrës nga Stambolli me Ali Koç në krye janë të gatshëm të harxhojnë një shumë të konsiderueshme të hollash për të sjellë në “Shukri Saraçogllu”, mesfushorin e Arsenalit, Xhek Uilsher.
Pavarësisht interesimit nga disa klube tjera angleze nga Premierliga, 26-vjeçari thuhet se preferon kalimin në Turqi, ku edhe po kërkon shtëpinë e tij të re.
Ndërkohë sipas asaj që raporton “Hurriyet”, Uilsher ka arritur akordin me klubin nga Stambolli dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.