Prishtina barazon ndaj Europa FC, e nderon ish futbollisti i Shkëndijës (VIDEO)

Skuadra e Prishtinës e ka mbyllur me barazim 1:1 ndeshjen e parë të turit para eliminatorë në kuadër të Liga Europa përballë FC Europa nga Gjibraltari, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e FC Europa kaloi e para në avantazh në fundin e pjesës së parë falë golit të shënuar nga ana e Karenos nga pika e bardhë, teksa ekipi i Mirel Josës arriti të kundërpërgjigjej në të dytën, falë golit të ish futbollistit të Shkëndijës, Meriton Korenica, i cili njëherit është edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Kosovës.

Ndeshja e dytë në program është me 5 korrik, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Leave a Reply