Pas Xhemailit, edhe Adnan Januzaj zgjidhet më i miri i ndeshjes (VIDEO)

 

Adnan Januzaj ëshët shpallur si futbollisti më i mirë i ndeshjes midis Belgjikës dhe Anglisë, e vlefshme për grupin “G” në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti kosovar realizoi golin e vetëm të këtij takimi, duke ndihmuar Belgjikën për të marrë edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje në kuadër të këtij grupi, me ç’rast në fund me plotë meritë përfundoi në pozitën e parë.

Januzaj golin e vetëm, që ishte vërtetë superior e realizoi në minutën e 51-të. Belgjika në 1/8 e finales do të luaj ndaj Japonisë, teksa Anglia për kundërshtarë do të ketë Kolumbinë.

Rikujtojmë edhe mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes, Zvicër – Kosta Rika 2:2, si futbollist më i mirë i ndeshjes u shpall një shqiptarë, tetovari Blerim Xhemaili, që kishte realizuar golin e parë për “helvetikët”.

Leave a Reply