Sonte me ndeshjet e grupit “G” u mbyll faza në grupe në kuadër të Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”, njofton “infOSport.mk”.
Belgjika falë super golit të shënuar të Adnan Januzajt mundi Anglinë me rezultatin minimal 1:0, teksa në ndeshjen tjetër Tunizia arriti fitoren historike 2:1 ndaj Panamasë.
Në këtë mënyrë të gjitha dyshimet rreth pjesëmarrësve në ndeshjet me eliminim direkt u qartësuan, pasi tashmë edhe zyrtarisht kemi mësuar çiftet e 1/8 së finales. Më poshtë keni të gjitha 8 përballjet që do të nisin nga data 30 qershor.
30 qershor: |
Francë – Argjentinë 16:00h |
Uruguai – Portugali 20:00h |
01 korrik |
Spanjë – Rusi 16:00h |
Kroaci – Danimërkë 20:00h |
2 korrik |
Brazil – Meksikë 16:00h |
Belgjikë – Japoni 20:00h |
3 korrik |
Suedi – Zvicër 16:00h |
Kolumbi – Angli 20:00h |