Idriz Batha ishte shumë pranë Shkëndijës, mirëpo termat financiar bënë që kapiteni i Partizanit të mos vishet “kuqezi”. Kësisoj 26-vjeçari Batha karrierën e tij do ta vazhdojë në kampionatin grek, më saktësisht te skuadra e Larisës. Marrëveshja mes Bathës dhe klubit grek thuhet se është mbyllur, dhe se pritet edhe prezantimi i tij me fanellën e Larisës.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës që Batha do të firmosë me klubin grek, që sezonin e fundit në Superligën greke e mbylli në pozitën e 12-të.
Batha te Larisa transferohet si futbollistë i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Partizanin, pjesë e së cilës skuadër ishte për plotë 4 vite të plota.