Fisnik Zuka pranë divorcit me Flamurtarin, pritet rikthimi i tij në Maqedoni!?

Fisnik Zuka vetëm pas 6 muajve të kaluar te Flamurtari i Vlorës mund të rikthehet në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”. Pas ndryshimeve të bëra në stafin teknik te skuadra vlonjate, Zuka me shumë gjasa do të largohet nga klubi “kuqezi”, ndërsa ka gjasa që të rikthehet sërish në futbollin tonë vendor.

Rikujtojmë Zuka janarin e këtij viti nga rradhët e FC Shkupit u transferua te Flamurtari me rekomandim të trajnerit Shpëtim Duro, i cili pasi nuk arriti të përmbush objektivat e klubit, dha dorëheqjen që para përfundimit të sezonit të kaluar.

E gjithë kjo solli në shumë largime të futbollistëve të kësaj skuadre, ku një ndër ta ishte edhe Muarem Muarem, i cili u rikthye në futbollin e Maqedonisë, duke nënshkruar me FC Shkupin. Vallë a do të ndjek rrugën e bashkëoljtarit të tij te Flamurtari edhe Fisnik Zuka, mbetet të shihet ditëve në vijim, duke pasur parasysh se në adresë të tij gjithashtu ka edhe oferta nga jashtë Maqedonisë.

Leave a Reply