Enis Fazllagiç, i cili për tre vite të plota ishte pjesë e kampionëve të Shkëndijës, sot edhe zyrtarisht ëshët prezantuar si përforcimi më i ri i skuadrës sllovale të Zhilinës, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori 18-vjeçar me skuadrën e njohur sllovake ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, sipas së cilës te Zhilina do të qëndrojë deri në fund të vitit 2022, ndërsa pas prezantimit ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë si pjesë e klubit sllovak.
“Jam i lumtur që i jam bashkuar Zhilinës dhe mund të them se jam i përgatitur për sfida të reja. Unë e shoh Zhilinën si një klub ambicioz ku mund të marr një shans pavarësisht moshës së re. Kjo është edhe arsyeja pse vendosa të transferohem te ky klub. Unë besoj se mund të ndihmoj klubin në ambiciet që kanë dhe në të njëjtën kohë të përparoj në karrierën time dhe të luaj rregullisht. Para së gjithash dua të kemi një Zhilinë të suksesshme, pasi në këtë mënyrë edhe unë do të jem i suksesshëm gjithashtu” – ishin fjalët e Fazllagiç.
Zhilina e përcillte një kohë më të gjatë Enis Fazllagiçin, mirëpo për shkak moshës së re, ata nuk mundën të transferojnë atë që gjatë merkatos së janarit. Tashmë kur kanë arritur marrëveshjen, ata janë të kënaqur që në rradhët e tyre kanë marrë një futbollist cilësor, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu edhe një ndër futbollistët që ka kontribuar në fitimin e titullit kampion të Shkëndijës gjatë sezonit të kaluar, duke zhvillua 16-të ndeshje dhe duke realizuar dy gola.