Botërori i Rusisë, botëror i shqiptarëve, shënon edhe Januzaj (VIDEO)

Botërori i Rusisë lirisht mund të themi se është Botërori i futbollistëve shqiptarë. Edhe pse në këtë kampionat mungon Kombëtarja shqiptare, futbollistët shqiptarë që përfaqësojnë ekipet tjera përfaqësuese po bëjnë që të ndjejmë kënaqësinë e të qenurit shqiptarë, pasi në mënyrën më të mirë po na prezantojnë në një nga eventet më të rëndësishme futbollistike, njofton “infOSport.mk”.

Pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Blerim Xhemailit, sonte ishte rradha e Adnan Januzajt, që të shënojë në këtë Botëror. Futbollisti me origjinë kosovare shënoi një super gol në përballjen ndaj Anglisë, në të cilën ndeshje Belgjika po avanson me rezultatin 1:0, falë këtij goli fantastik të Januzajt në minutën e 51-të.

Leave a Reply