UEFA e pamëshirshme ndaj Milanit, e përjashton nga Europa, futbollistët drejt largimit

UEFA e gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur vendimin e shumëpritur për skuadrën e Milanit, të cilët ka përjashtuar për dy sezone nga kompeticionet europiane, për shkak të thyerjes së “Fair-Play-it” financiar.

Kështu vendosi Trupi Financiar pranë UEFA-s, që në këtë mënyrë u mohon “kuqezinjëve” pjesëmarrjen në ndeshjet e Liga Europa.

Nga tabori i Milanit kanë paralajmëruar se këtë çështje do e çojnë në “CAS”, edhe pse një dënim të këtillë e kanë pritur edhe vetë ata.

Kështu pavarësisht renditjes në kampionatin e shkuar italian dhe pozitës së 6-të që ju siguroi atyre daljen në Europë, Milani do të mbetet pa gara ndërkombëtare këtë vit, një epilog ky që mund të sjellë shumë ndryshime në pjesën përbërëse të skuadrës, teksa pritet që shumë të kërkojnë largimin.

Leave a Reply