Zvicra ka avansuar me rezultatin 1:0 në përballjen ndaj Kosta Rikës, në ndeshjen e vlefshme të grupit “E”, ndeshje kjo që po zhvillohet në këto momente në stadiumin “Nizhny Novgorod”, njofton “infOSport.mk”.
Xhemaili shënoi në minutën e 32-të, kur mjaft mirë priti një rikthim të topit nga ana e Embolos në zonën kundërshtare dhe me një goditje të fuqishme nga brendia e zonës arriti që të mposhtë portierin e Realit të Madridit, Kejlor Navas.
Përveç Xhemailit pjesë e Kombëtares së Zvicrës në këtë ndeshje janë edhe tre kosovarët, Behrami, Shaqiri dhe Xhaka.