Shkëndija mundi Osijekun, Ibraimi “realizon” dopietë (VIDEO)

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë kontrolluese në Slloveni, Shkëndija sot me rezultatin 3:1 mundi Osijekun e Kroacisë, te e cila skuadër nuk u paraqit fare dyshja shqiptare, Muzafer Ejupi – Eros Grezda, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe ndeshja e zhvilluar në Kumberg nuk nisi mirë për “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit, pasi ata panë veten në disavantazh, pas vetëm 5 minutave lojë.

Goli i Osijekut ndaj Shkëndijës

Goli i Osijekut ndaj Shkëndijës, mbrojtësi Baraç me kokë mposhti Kostadin ZahovOSIJEKU – KF SHKËNDIJA 1"0(Baraç 5')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 юни 2018 г.

Lopa mjaft mirë ekzekutoi një goditje nga këndi nga e djathta, ndërsa Baraç ishte më i lartë në kërcim dhe me kokë nga 7-8 metra arriti që të mposhtë Kostadin Zahovin.

Shkëndija e mbyll me barazim pjesën e parë ndaj Osijekut

Shkëndija e mbyll me barazim pjesën e parë ndaj OsijekutOSIJEKU – SHKËNDIJA 1:1(I. Emini 29')***kerkojme ndjese, mirepo ne momentet e golit te Izair Eminit kishte probleme teknike, ashtu që goli i Shkëndijës nuk është kapur mirë***

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 юни 2018 г.

Shkëndija u kundërpërgjigjë në minutën e 29-të. Lopa u nis për në kundërzbritje, mirëpo shumë mirë u ndal nga ana e Armend Alimit, i cili pasoi për Remzifaik Selmanin, ndërsa pasi mbrojtësi i Osijekurt Shorsha nuk arriti që të evitojë rrezikun, topi me fat arriti deri te Emini, i cili nga afërsia barazoi rezultatin në 1:1.

Ishte ky njëherit edhe rezultati i pjesës së parë, të cilën trajneri Osmani vendos ta nis me këtë 11-të që shihni në foton më poshtë.

Në fillimin e pjesës së dytë trajneri i Osijekut bëri disa zëvendësime, ndërsa një gjë të tillë nuk bëri edhe Qatip Osmani, futbollistët e të cilit falë super golit të Besart Ibraimit në minutën e 56-të, për herë të parë në këtë ndeshje kaluan në epërsi.

Super goli i Besart Ibraimit ndaj Osijekut

Super goli i Besart Ibraimit, Shkëndija bënë kthesë totale në rezultatOSIJEKU – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 56')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 юни 2018 г.

Sulmuesi kërçovarë mjaft mirë depërtoi në zonën kundërshtare, ku mbrojtësit e Osijekut nuk arritën që të ndalnin, ndërsa Ibra pasi përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, një gjë të tillë bëri mjaft mirë me të majtën e tij dhe nga një distancë prej 11-12 metrash shënoi golin  e dytë për Shkëndijën në këtë ndeshje.

Në minutën e 60-të trajneri Osmani vendosi që në lojë të inkuadrojë plotë 7 futbollistë të ri, si portierin Rexhepi, mbrojtësit Todorovski, Vakili dhe Çeshmexhiev, mesfushorët Zejnullai dhe Imeri, si dhe sulmuesin Shefiti.

Inkuadrimi i tyre në lojë solli freski, sidomos në pjesën ofenzive, ku në një aksion futbollisti i fundit i angazhuar nga ana e drejtuesve “kuqezi”, Omar Imeri arriti që të përfitojë një penalti në minutën e 73-të, të cilën në gol e shndërroi Besart Ibraimi.

Besart Ibraimi shënon sërish ndaj Osijekut

Besart Ibraimi shënon sërish ndaj Osijekut, kësaj rradhe nga penaltiaOSIJEKU – SHKËNDIJA 1:3(B. Ibraimi 73')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 27 юни 2018 г.

Ishte ky goli i dytë personal për sulmuesin kërçovarë dhe i treti për Shkëndijën, skuadër kjo e cila deri në fund të takimit edhe njëherë tjetër u kanos me anë të Omar Imerit, mirëpo rezultati në fund mbeti i pandryshuar, Shkëndija 3, Osijeku 1.

Ndeshjen e rradhës Shkëndija do ta zhvillojë me 1 korrik kundër skuadrës ukrainase të Vorskla Poltavës.

Leave a Reply