Miran Maksuti do të jetë futbollist i ri i Renovës. Sipas burimeve tona, 24 vjeçari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e “gjipspunuesve” dhe ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet edhe nga vet klubi.
Maksuti së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Kekut në Kosovë, ndërsa për shërbimet e tij ishte e interesuar edhe KF Llapi, mirëpo Renova ka fituar luftën për të “rrëmbyer” lojtarin.
Tetovari gjatë karrierëssë tij ka luajtur për Shkupin, Dritën e Bogovinës, Llapin dhe Herlevin e Danimarkës.