Miran Maksuti sezonin e ri futbollistik do të luaj në Maqedoni. Futbollisti tetovar i është bashkuar Renovës, ndërsa te skuadra nga Xhepçishti vjen nga skuadra kosovare e KEK-ut.
Ashtu siç mëson “infOSort.mk”, Maksuti me Renovën do të nënshkruajë kontratë një vjeçare, ndërsa veçmë i është bashkuar skuadrës së tij të re, të vjetër, duke pasur parasysh se pjesë e tyre ishte edhe në vitin 2013-të.
Ndryshe në Maqedoni përveç me Renovën, 24-vjeçari Maksuti ka luajtur edhe me FC Shkupin dhe Dritën e Bogovinës, teksa sa i përket karrierës jashtë vendit, përveç me KEK-un, në Kosovë ka luajtur edhe me Llapin, ndërsa për një vit ishte edhe pjesë e skuadrës daneze të Herlev (2016-2017).
Sezonin e fundit me KEK-un në Ligën e Parë të Kosovës, Maksuti në 9 ndeshje realizoi 11 gola, duke qenë njëri prej më të merituarve që skuadra nga Obiliqi u rikthye në Superligën e Kosovës.