Sulmuesi kosovar me pasaportë suedeze qëndron në provë disaditore te ekipi zviceran Schaffhausen. 21 vjeçarit testimet te ekipi i njohur ni futbollit të Zvicrës i mundësohen nga një prej menaxherëve më me ndikim në këto anë, Besim Isa, mbështetës i madh dhe insistues për avansimin e talentëve shqiptarë në vendet më të avansuara europiane. Arben Sfisha (Beninho) së fundmi ishte pjesë e skuadrës suedeze, Österlen FF, ndërsa ka patur ftesë edhe nga përfaqësuesja U21 e Kosovës. Menaxheri Besim Isa ka vlerësuar potencialin e tij, duke arritur t’i sigurojë qëndrim te FC Schaffhausen, ndërsa nga testimet disa ditore do të vendoset nëse zviceranët do t’i afrojnë kontratë për të firmosur me ta.
Foto nga seancat e FC Schaffhausen ku i pranishëm është edhe Sfishta: