4 senegalez në prova te FC Shkupi

Gjatë ditës së sotme përveç paraqitjes së portierit të ri, Igor Aleksovski në kampin stërvitor të FC Shkupit, skautët e klubit kanë sjellë edhe katër futbollist të rinj, të cilët do të kalojnë në testime, për të parë stafi i trajnerëve me në krye Zekirija Ramadanin nëse do të përmbushin kërkesat për të mbetur në skudër.

Bëhet fjalë për një portier, Pape Seydou Ndiaye, i cili vjen nga kampioni i këtij shteti Jaraaf Dakar. Më pas është sulmuesi i krahut të majt Moussa Marone që vjen nga eipi Casa Sport që gjithashtu garon në ligën më të fortë të Senegalit. Mady Faty është sulmues, ndërsa Faustin Senghor luan në pozitën e mesfushorit, gjithashtu edhe këta dy futbollist janë nga Casa Sport.

Shkupi nesër do të luajë ndeshjen e dytë kontrolluese në Bolu, ku për kundërshtarë ka ekipin Levadia, ndërsa pikërisht kjo ndeshje do të shfrytëzohet që trajneri Ramadani të sheh nga afër formën e futbollistëve në fjalë.

Leave a Reply