Edhe pse numri i golave të shënuar në përgjithësi nuk është shumë i lartë, Botërori i Rusisë e dhuroi një rekord historik, atë të autogolave.
Deri tani në këtë eveniment janë shënuar 6 autogola dhe i fundit ishte ai i rusit Çerishev në përballjen me Uruguajin, sfidë që u fitua nga amerikanolatinët me rezultatin e pastërt, 3:0.
Me këtë shifër, Botërori i Rusisë ka lënë pas atë të Brazilit të vitit 2014-të me 5 autogola, ndërsa nga 4 autogola ishin shënuar në Botëroret e viteve 1954, 1974, 1998 dhe atë të vitit 2006.
Në Botëroret 1966, 1978 e 2002 janë shënuar nga 3 autogola, ndërsa me vetëm 2 autogola ishin mbyllur Botëroret e viteve 1938, 1986 dhe 2010.