Sot në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” në program janë ndeshjet e fundit të Grupit “C” dhe Grupit “D”, ku vëmendjen kryesore do ta marrë ndeshja që do të zhvillohet në ora 20:00 midis Nigerisë dhe Argjentinës. Po të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit, ajo midis Islandës dhe Kroacisë, teksa me fillim në ora 16:00 në program janë ndeshjet e grupit “C”.
Franca luan kundër Danimarkës, ndërsa Australia përballet me Perun.
Danezëve u mjafton një barazim për të siguruar kualifikimin, derisa Franca në këtë përballje futet me synimin për të ruajtur pozitën e parë.
Në anën tjetër e vetmja mënyrë që Australia të kualifkohet është që të mposhtë Perun dhe të shpresoj që Danimarka të mposhtet nga francezët.
Ndërkohë për të siguruar kualifikimin skuadra e Lionel Messi duhet të fitojë ndaj Nigerisë, dhe të shpresoj që Islanda të mos mposhtë Kroacinë.
Përndryshe do të vendoste gol dallimi i ekipeve në fazën e grupeve.