Spanja si lidere e pasuar nga Portugalia janë kualifikuar nga Grupi B në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Të dy shtetet nga Gadishulli Pirinej u kuliaifkuan për në fazën e dytë të garave me barazime, edhe pse priteshe një dominim i tyre përballë Iranit, gjegjësisht, Marokut.
Portugalia e Kristiano Ronaldos barazoi 1:1 me iranianët, teksa Spanja dhe Maroku luajtën me rezultatin 2:2.
Spanja ka qenë duke humbur deri në fund, por një gol i Iago Aspas ka bërë që ajo të dalë si lidere e grupit. Golin e parë për spanjollët arriti ta realizojë Isko (19’).
Ndërkohë në anën tjetër autorë të golave për Marokon ishin, Boutaib (14’) dhe En-Nesyri (81’).
Portugalia që avansonte me një gol të Kuaresmas të shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, pranoi një gol në minutat shtesë të takimit, kur nga penaltia kishte realizuar Ansarifard, për rezultatin përfundimtarë, Irani 1, Portugalia 1. Vlen të theksohet se në fillimin e pjesës së dytë Kristiano Ronaldo humbi një penalti, ndërsa njëkohësisht edhe mundësinë për tu barazuar me Hari Kejn e Anglisë në krye të listës së golashënuesve në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”.