Bajern Munihu ka refuzuar një ofertë të Real Madridit, që kishte të bëjë me shkëmbim të sulmuesve.
“Kicker” shkruan se “bavarezët” nuk kanë pranuar që të japin sulmuesin e tyre Robert Levandovski në drejtim të kundërt, për të marrë në rradhët e tyre sulmuesin francez, Karim Benzema.
Polaku është bërë cak i gjigantit spanjoll këtë verë pasi që synojnë përforcimin e sulmit për sezonin e ri. Levandovski edhe ashtu ka kërkuar një largim nga Bajern Munihu.
Kështu madrilenët shpresonin për një shkëmbim kokë më kokë Levandovski-Benzema, por që oferta nga Spanja nuk i ka bindur drejtuesit e klubit gjerman.