Australia dhe Peruja do të zhvillojnë sot ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve. Derisa për Australinë ka pak shpresa, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Perunë, skuadër kjo që sot edhe zyrtarisht mbyll aventurën e saj në kuadër të Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”.
Fitorja është detyrim për Australinë dhe duhet që të fitojë me të paktën dy gola diferencë dhe të shpresojë në një humbje të Danimarkës ndaj Francës për të kaluar në turin tjetër.
Sa i përket formacioneve zyrtare, të dyja skuadrat do të luajnë me futbollistët më të mirë në gjendje, pasi të dy trajnerët nuk kanë probleme me futbollistë të suspenduar, apo edhe të dëmtuar.